Miliarderi rus Oleg Deripaska, ndjekje penale në SHBA, arrestohet bashkëpunëtorja

Miliarderi rus Oleg Deripaska, ndjekje penale në SHBA, arrestohet bashkëpunëtorja

14
0
Shares

Prokurorët amerikanë njoftuan të enjten se kanë ngritur akuza penale ndaj miliarderit rus Oleg Deripaska për shkelje të sanksioneve të vendosura lidhur me sulmin e Rusisë në Ukrainë, transmeton Zeri i Amerikës.

Pesëdhjetë e katër vjeçari Oleg Deripaska, themelues i gjigantit të aluminit ‘Rusal RUAL.MM’, është mes rreth 20 oligarkëve dhe zyrtarëve rusë që janë përfshirë nga Uashingtoni në listën e zezë prej vitit 2018, si reagim ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e amerikane të vitit 2016.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se Oleg Deripaska ka shkelur sanksionet duke përdorur sistemin financiar amerikan për mirëmbajtjen e tre pronave luksoze si dhe ka punësuar një grua, e cila ka blerë një studio muzikore në Kaliforni, për llogari të tij.

Prokurorët thanë se Oleg Deripaska ka shkelur sanksionet edhe përmes përpjekjeve për të dërguar nga Rusia të dashurën e tij shtatzënë në SHBA mënyrë që lindë fëmijët në territorin amerikan.

Në vazhdën e sulmit të padrejtë e të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, i premtova popullit amerikan se Departamenti i Drejtësisë do të punonte për të mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet tona dhe kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. “Akuzat e sotme tregojnë se ne po e mbajmë këtë premtim“, shtoi ai.

Erich Ferrari, avokati i miliarderit Deripaska, nuk pranoi të komentojë.

Në padi përfshihen dhe emrat e tre grave, Ekaterina Voronina, Natalia Bardakova dhe Olga Shriki, ndaj të cilave janë ngritur gjithashtu akuza.

Prokurorët njoftuan arrestimin e njërës prej tyre, Olga Shrikit, banore e Nju Xhersit.

Moska e ka quajtur sulmin në Ukrainë një operacion të posaçëm ushtarak dhe ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Sipas revistës Forbes Oleg Deripaska ka një pasuri në vlerën e 2.8 miliardë dollarëve. Ndaj tij janë vendosur sanksione edhe nga Bashkimi Evropian e Britania.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY