Meloni premton ligjin antiSoros në Itali: Nuk është filantrop por spekulant

Meloni premton ligjin antiSoros në Itali: Nuk është filantrop por spekulant

64
0
Shares

Kryeministrja në ardhje e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj do të miratonte një ligj përmes të cilit të pengonte Sorosin të financonte organizata joqeveritare për të mbrojtur emigracionin.

Soros ka shprehur keqardhje që italianët votuan koalicionin e djathtë dhe për kryeministre kryetaren e partisë ‘Vëllezërit e Italisë’, Meloni.

Meloni ka reaguar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duke e quajtur Soros spekulant që synon të dobësojë sovranitetin e shteteve ku ai vepron, përmes politikave që promovon.

Në Itali ka akoma persona që ftojnë të flasë në publik George Soros. Dhe e quajnë filantrop, por po flasim për një spekulant, i cili në vitin 1992 na kushtoi disa miliardë lira për t’u pasuruar. Dhe çfarë do të na mësonte ai? George Soros tani vazhdon duke thënë se ai është i shqetësuar për mënyrën se si votuan italianët dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të jetë edhe më shumë. Nëse qeveria bën punën e saj, ashtu sicc do, ligji i Vëllezërve të Italisë do të miratohet për të parandaluar njerëz si ai të financojnë organizatat joqeveritare (të njohura edhe si OJQ), të cilat favorizojnë emigracionin e parregullt. Sepse qëllimi që kanë është të dobësojnë sovranitetin, shtetet dhe për të fituar spekulantët. Soros, shpresojmë shumë që të bëhesh merak sepse ne do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlament“, u shpreh Meloni.

Giorgia Meloni dhe koalicioni i djathtë në Itali, fituan bindshëm zgjedhjet e të dielës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY