Pse heshti aksioni kundër kateve pa leje. Si i futi në zyrë...

Pse heshti aksioni kundër kateve pa leje. Si i futi në zyrë ‘syri i Tiranës’ Belindn, Bledi dhe Dyshen

175
0
Shares

Prej disa ditësh ka heshtur aksioni për shembjen e shtesave pa leje në pallate dhe ndërtimet pa leje në oborret e përbashkëta të pallateve. Dy ministrat, Belinda Balluku dhe Bledi Çuçi bashkë me Dallëndyshen bënë gjithsej dy vizita në dy pallate, njëri me siguri pranë opozitës dhe tjetri qe e ka një pallat lek xhepi.

Tani nuk ka asgjë. As nuk u panë më.
‘Syri i Tiranës’ me 6 kate pa leje vetëm 180 metra nga zyra e Cuçit dhe 20 metra me shumë nga zyra e Ballukut nuk u ra në sy.

Tani që ata janë futur në zyrë pa sekuestruar asgjë tek Syri i Tiranës duken të tre si gjobaxhinj të paturpshëm.

Syri i Tiranës sipas projektit duhet të ishte 26 kate, por janë ndërtuar mbi 32 të tilla.

Arkitekti është ankuar te Rama për shtrembërimin e projektit, shkruan një media.

“Thuhet se ndërtuesi është i lidhur ngushtë me një ish deputet socialist, të cilin Rama donte ta digjte, por e kishte fituar vendin në parlament vetëm pas angazhimit të hapur të Erion Veliajt”, shkruan Lapsi. Bëhet fjalë për Fatmi Xhafën.

“Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, është i projektuar nga studioja daneze e arkitektit Henning Larsen. Fillimisht leja e kullës u fitua nga Edil Al të vëllezërve Dulaku, të cilët ia shitën atë një ndërtuesi me profil pak të njohur me shumë ndërtime në Tiranë “ARLIS CONSTRUCION” me pronar Armand Lilo.

Megjithatë ky i fundit ka qënë disa herë subjekt për lajme.

“Në vitin 2019 ajo u akuzua se prishi një lulishte për të ndërtuar një pallat shumëkatësh, në zonën e 21 Dhjetorit. Projekti i pagëzuar si “Square 21” ngjalli protesta të banorëve të zonës.

“Kompania “Arlis-Ndërtim,” që zotërohet nga Armand Lilo, planifikoi në zonën e ish-Uzinës një kompleks pallatesh që shtrihet në rreth 15,500 metra katror. Projekti zinte jo vetëm lulishten që ishte bërë pas vitit 2015, por edhe godinat e ish-Uzinës dhe Policisë Bashkiake. Në lejen e bërë publike, Arlis-Ndërtim detyrohej të paguante 1,5 milionë euro (207,478,160 lekë) taksë infrastrukture”, shkruanin mediat në atë kohë”, përshkruan emisioni investigativ ‘Stop’. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY