MOMENTI I GRABITJES/ 2 vëllezër grabisin karburantin gjatë natës por në fund...

MOMENTI I GRABITJES/ 2 vëllezër grabisin karburantin gjatë natës por në fund diçka nuk shkon mirë

21
0
Shares

Vodhën gjatë mesnatës, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, xhiron ditore të një karburanti dhe u larguan menjëherë me motoçikletë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga në kohë rekord, 2 autorët e dyshuar të vjedhjes.

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta dhe veshjet, që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen. Sekuestrohet gjithashtu, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

2 shtetasit e arrestuar, gjatë mesnatës së datës 22 shtator, kanë shkuar me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular. Të dy shtetasit janë larguar më pas me motoçikletë.

Falë kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë janë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta, skafanda e motoçikletës dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për të kryer vjedhjen. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY