Meta nxjerr kullat e Kastratit te Sheratoni, por nuk ia përmend emrin,...

Meta nxjerr kullat e Kastratit te Sheratoni, por nuk ia përmend emrin, as atij, as Erion Velisë

109
0
Shares

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar dy foto nga zona rreth hotel Sheratonit, pronë e Kastratit group në Tiranë.

Fotot janë në dy intervale kohore të ndryshme, në njërën siç ishte, në tjetrën siç është. Meta nuk përmend emrin e hotelit dhe pronarit. Kastrati tashmë i ka me leje të bashkisë kullat, pjesërisht mbi gjelbërim. Erion Veliaj e ka legjitimuar, por 3 muaj me vonesë, pasi kishin nisur kullat.

Edhe Meta, edhe të tjerë që i shohin vetëm tani kanë qënë në Tiranë prej dy vitesh kur ajo zonë është shkallmuar, por nuk kanë folur. Edhe hoteli Sheraton nuk është i fshehut por në zonën me të shëtitur të Tiranës.

Mund të kishin bërtitur kur nisën dhe jo tani sa për të larë gojën dhe pa i përmendur emrin biznesmenit.

Meta thotë në statusin e tij në rrjetën sociale se Rilindja në pushtet po shkatërron gjelbërimin e shpresën, e këto foto janë dëshmia.

“Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.
Fotot janë demaskimi asgjesues se ç’ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve.
“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.” – Bertolt Brecht”, citon Ilir Meta. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY