Dhjetra licensa për prodhimin e energjisë fotovoltaike nga qeveria

Dhjetra licensa për prodhimin e energjisë fotovoltaike nga qeveria

38
0
Shares

Zv/ministri i Energjisë Ilir Bejtja thotë se synohet qe deri në 2023 të prodhohet deri në 500 megavat/orë energjo fotovoltaike nga 30 që prodhohet aktualisht.

“Kemi dhënë deri tani licenca për zhvillim, mbi 400 megavat fuqi të instaluar. 240 mega i ka voltalia, 100 mega i kanë nja dy kompani të tjera , ka rreth 22-23 licensa që janë me kapacitet të mesme ose të vogla. Dhe jemi duke vazhduar. Është iniciativë private. Përveç voltalias që ka 50 % prodhim marreveshje me shtetin, të tjerat prodhojnë në treg. Projekti është që të paktën 500 megavat duhet të jenë te instaluar në 2023, çka do të thotë që gjatë ditëve, rreth 40-50% e energjisë të jetë e prodhuar nga fotovoltaik”, tha Bejtja për tv klan.

Për të plotesuar nevojat, prodhimi duhet të rritet me disa herë.

“Ne kemi nevojë për diku rreth 1200-1300 në ditët e nxehta të verës apo në ditët e ftohta të dimrit 1200-1300 megavat në orë energji”.

Me panalet fotovoltaik prodhohet në fazat kur kërkesa për energji është më e madhe dhe kur çmimi i saj është më i lartë. Sipas ekspertëve, kjo ndihmon në ruajtjen e rezervave hidrike për prodhimin e energjisë. tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY