LUFTA PËR KAFSHATËN/ “Varfëria ekstreme është katërfishuar nën qeverisjen e Edi Ramës”

LUFTA PËR KAFSHATËN/ “Varfëria ekstreme është katërfishuar nën qeverisjen e Edi Ramës”

17
0
Shares

Kryetari i PD Sali Berisha zhvilloi bashkëbisedim me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe famijarë në lidhje me konsumin. “Lufta për kafshatën” ishte tema e takimit ku u diskutua për çmimet e larta dhe përballjen e shqiptarëve me listat e ushqimeve.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se varfëria ekstreme është katërfishuar nën qeverisjen e Edi Ramës

Argumentat e Berishës:
Ne kemi zgjedhur këtë format për të diskutuar probleme themelore, me të cilat përballet shoqëria jonë. Natyrisht, si PD, në mënyrë të padiskutueshme për të marrë, përzgjedhur, reflektuar në programin tonë, këto mendime që ne të përgatitemi për përgjigjen më të mirë me problematikën e madhe që përballet Shqipëria.
Në këtë kontekst është jashtë çdo dyshimi se, problem themelor me të cilin përballen shqiptarët sot, është varfërimi i frikshëm në rritje. Kjo është gjeja më evidente, e tregojnë në mënyrë të pamohueshme të gjithë treguesit që masin varfërinë.
Dëshmohet nga fakti se, në rast se në 2013 ne ishim vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, sot i kemi më të ulëtat në rajon. Në 2013 ne kishim 1.03 % varfëri ekstreme sipas Bankës Botërore, sot është katërfishuar. Këta janë familje që marrin më pak se 1 $ në ditë. Ishin 14 mijë familje, tani janë mbi 50 mijë familje.

Berisha: Sot çdo qytetar shqiptar ka 20 mijë euro borxh, peshqesh i Edi Ramës

Varfëria në termat e sotëm prek 47% të shqiptarëve. Dëshmi janë falimentimet e bizneseve, kanë falimentuar mbi 107 mijë biznese. Janë sirenat e mjerimit, që bien në të gjitha dyqanet, si listat ushqimore, borxhet e pafundme të familjeve shqiptare. Sot secila prej tyre, krahas kredisë që ka marrë në bankë, ka një borxh të dytë të tmerrshëm.
Ky borxh do të thoshte Edi Rama në vitin 2013, është 2 mijë euro për të sapolindurit, sot ky borxh është fiks 20 mijë euro. Është dhjetëfishuar.
Ky borxh, krahas largimit të rinisë nga vendi, shënon rrënimin më të fuqishëm të të ardhshme se shqiptarëve. Çfarë u lëmë ne atyre që vijnë pas nesh, u lëmë një borxh të tmerrshëm. U lëmë një të ardhme shumë të pasigurtë.
Shkaqet e kësaj situate janë komplekse. Disa janë tashmë shumë të qarta. Çdo shqiptar duhet të pyesë veten; pse ne varfërohemi, çpo ndodh me ne. E përsëris sërish me bindje, se unë nuk di një vend të dytë më të pasur se Shqipëria, në pasuri natyrore. Por këto pasuri janë shtuar në një mallkim për qytetarët. E tillë ishte gjendja në sistemin kolonial, i shfrytëzonin ato pa mëshirë. Kolonialistët pasuroheshin për vete, por qytetarët varfëroheshin. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY