Flamuri me yll në Sunny Hill Festival, Dua Lipa përfshihet në një...

Flamuri me yll në Sunny Hill Festival, Dua Lipa përfshihet në një provokim masiv të Erion Velisë dhe Edi Ramës me shqiptarët

65
0
Shares

Dua Lipa dhe i ati që menaxhon Sunny Hills Festival, Dukagjin Lipa u përfshinë në një skenar të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama duke provokuar rëndë në mbyllje të festivalit në Tiranë teksa shfaqën flamurin me yll në skenën e madhe të festivalit.

Ylli është një simbol i vjetër që shkakton dhimbje mbi mijëra e mijëra shqiptarë që u internuan, pushkatuan dhe u veçuan edhe nga shoqëria e cila po ashtu ishte e izoluar nga bota.

Ylli vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, për t’u hequr përgjithmonë në 1992.

Më poshtë vetëm disa nga reagimet e gazetarëve apo aktivistëve të tjerë të rrjetit në lidhje me provokimin.

Dritan Kaba: KRIMINALE

Vajza qe shkon me brekë ne dasmë na paska sjellë në Tiranën e antikomunizmit yllin komunist mbi shqiponjë duke përdhunuar dhe rishëmtuar FLAMURIN e shqiptarëve.

Me ate yll lidhen mijëra viktima, jetë të përfunduara, të varur në litar apo të pushkatuar.
Me mijera familje te internuara!
Miliona ditë burgu apo internimi.
Mijëra të rinj e te reja që humbën jetën internimeve, burgjeve, iu prene ëndrrat, e ardhmja iu bë e zezë. U vranë kufijve te Shqiperise dhe u tërhoqen zvarrë, të lidhur me tela me gjemba këmbe e duar.

Është të sjellësh flamurin e ndarjes së Shqiperisë nga Kosova.
Jane me qindra shqiptare të Kosovës që kanë vuajtur burgjeve te komunizmit. Sakrificat e tyre, kjo që del me brekë verdallë, i poshtëron, i përçmon, i baltos.

Nuk ka asgjë artistike në këtë mes, veç shkeljes së gjakut të atyre mijëra viktimave.
Të sjelllësh yllin komunist në mes të Tiranes, është të pështysh në fytyrë një e nga një të gjithë shqiptaret që duan lirinë e demokracine!

E çfare mund te presesh tjeter nga nje pjellë e ndyre qe nuk respekton Zotin! Si mund të respektoje vuajtjet dhe jetet e humbura ne 45 vite komunizëm?!
Lëtyrë e ndyrë marksiste! Plehrë qe më bën të vjell sa herë dikush do më detyrojë të degjoj muzikën e saj.

TURP, TURP, TURP!

P.S. As më intereson fare në ishte apo jo në koncert. Kush e solli. Ajo edhe i ati janë organizatoret e këtij akti kriminal në mes të Tiranës. Që është një leftiste idiote për këtë nuk kisha asnje dyshim, por me këtë kaloi çdo cak.
Nuk i kuptoj ata këngëtarë që hipën në skenë e kënduan pas këtij akti përdhosës së flamurit. Janë njësoj fajtorë që nuk e braktisën atë skenë.

Olti Curri: Dukagjin Lipa i ben deri ne fund sherbimin per te cilin eshte ngarkuar, klanit te Sorosit ne Shqiperi Rama, Veliaj & Co. Neokomunistet e Rilindjes nuk jane te qete dhe duan te shohin yllin komunist mbi flamurin shqiptar, vetem ashtu mendojne se do largojne hijet e patrioteve shqiptare Gjergj Fishta apo At Zef Pellumbi. Vetem duke indoktrinuar me yllin komunist brezin e ri, ata do shpresojne se eshtrat e mijra te varrosurve te gjalle ne kampet e punes nga komunistet nuk do te zhurmojne dhe kujtojne baballaret e ketyre Rilindasve qe kane hedhur firme per denimin me vdekje te poeteve qe kerkonin liri per Shqiperine.

Sa leke more Dukagjin Lipa qe pshurre mbi eshtrat dhe gjakun e dhjetra mijra shqiptareve te pafajshem qe diktatura komuniste me yllin me pese cepa qe nxorre zotrote mbreme ne Sunnyhill, ka shkelur pa meshire. Sa miliona firmose per vete dhe vajzen tende qe as nuk denjoi te kendoje ne festivalin e saj ne Tirane kur ja bere qejfin Rilindjes duke shfaqur para te rinjve yllin komunist te baballareve te tyre diktatore?
Sa leke tu deshen Dukagjin Lipa qe ti hapesh plage nenes mirditore qe komunistet e internuan e lane pa buke e pa kasolle dhe foshnja e saj vdiq nga te ftohtet. As varr nuk i dhane komunsitet me yll ne ball, dhe qe truoin e femijes mos ta shqyenin qente, nena e vetme pa asnje qe ta ndihmonte gjeti nje luge hekuri te rene nje ushtari dhe me ate luge hapi varrin e femijes se porsavdekur…

Bledi Kasmi: Ata perdhunuan Flamurin, ne do perdhunojme regjimin dhe klyshin e tij.

Sa per Dua Lipen, eshte nje artiste qe pushon ne vilen e Rames, e servirur aty prej babait te saj!

Nebil Çika:Mimëngjes zvarranikë !

Ç’lind nga macja, gjuan minj !

Ky flamur kombëtar me yllin kriminal komunist nuk është në kohën qoftëlargut po sot në mes të Tiranës i ngritur me bekimin e Ramës dhe Veliajt.
I fshehur në formë “arti” por në fakt është po ai simbol i gjenocidit mbi shqiptarët.
Është një përdhosje për simbolin tonë kombëtar dhe fyerje publike e mijëra shqiptarëve viktima,të komunizmit .
Për të gjitha ata që mendojnë e besojnë se komunistët dhe bijtë e tyre mund të ndryshojnë të bëhen njerëz dhe që lufta me komunizmin dhe komunistët ka marrë fund .
Por edhe për të gjithë ata viktima e bij të tyre që, me apo pa vetëdije, vazhdojnë të besojnë e mbështesin komunistët .
Këto shfaqe publike të enverizimit dhe komunizmit janë pjesë e arrogancës së tyre, shprehje e realitetit shqiptar. Pavarësisht retorikës politike dhe demagogjisë në thelb Shqipëria ka qenë e është nën pushtetin e komunistëve në çdo aspekt, përtej maskave politike që përdorin .
Ç’lind nga macja gjuan minj- thotë populli !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY