Ceremoni dhe nderim për boksierin Florian Marku në kryeministri

Ceremoni dhe nderim për boksierin Florian Marku në kryeministri

47
0
Shares

Një tjetër kampion i sportit shqiptar u nderua sot me njëceremoni të dedikuar në Sallën e Hartave, në Kryeministri.

Boksieri Florian Marku është fituesi i gjerdanit të madh, të kampionit të kategorisë sipërore WBC, pas një ndeshjeje prestigjoze në ringun e Air Albania, në Tiranë.

Suksesi i Florianit në ndeshjen e fitores  u duartrokit me emocion nga qytetarët, më së shumti të rinj e të reja, sportdashës dhe dëshmitarë të triumfit të tij në ringun botëror në ceremoninë që u zhvillua para kryeministrisë.

Më pas në ambientet e ndërtesës së qeverisë, Kryeministri Edi Rama e nderoi sportistin me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

“Ndërkohë që, ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të mijëra, dhjetëra mijëra, qindra mijëra shqiptarëve, të cilët si fëmijët, si të vegjël, bebe apo në moshë shumë të vogël janë marrë prej dorë nga prindërit e tyre në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses, po bëjnë rëndom një sukses i cili nuk bën lajm,. Ndërkohë që suksesi i Florjanit është një sukses që bën lajm, dhe lajmi i mirë është që suksesi i Florjanit është kuq e Zi”, tha ndër të tjera kryeministri Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY