FOTO/ Momenti kur agjenti i Operacionales u filmua në të njëjtin hotel...

FOTO/ Momenti kur agjenti i Operacionales u filmua në të njëjtin hotel me Ervis Martinaj

135
0
Shares

Hera e fundit që janë rregjistruar pamje nga Ervis Martinaj ka qënë 7 gushti i këtij viti ndërkohë që më 9 gusht familjarë të tij bënë denoncim për zhdukjen e Martinaj.

Pamja u publikua nga ora ness dhe lidhet pimërisht me momentin e dekonsipirimit të ndihmësspecialistit në skuadrën Operacionale Jeton Lami, i cili u ndalua mbrëmjen e 23 gushtit 2022 në Tiranë.

Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur nga drejtuesit dhe është pyetur nëse ishte shoqëruar me Martinaj, gjë të cilën ai e ka mohuar.

Pas kësaj oficerit i janë shfaqur pamjet në një hotel në Durrës ku ai shfaqet pranë personave në kërkim.

Sipas Ora News që ka parë të plotë videon pas qëndrimit disa minuta së bashku, Lami ka mbetur i vetëm në ambjentent e hotelit, ndërsa Martinaj është larguar me makinë nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Ky ka qenë momenti i fundit kur është kapur silueta e Ervis Martinaj. Dhe që prej këtij momenti të mbrëmjes së 7 gushtit 2022, nuk gjendet asnjë gjurmë e tij.

Disa media raportojnë me ngulm se Martinaj është vrarë dhe për këtë nuk hezitojnë të akuzojnë një biznesmen shumë të njohur me të cilin ai kishte një konflikt në verën e 2018, dhe i cili edhe është plagosur, por ngjarja nuk u raportua atë kohë nga policia dhe nga as vetë biznesmeni. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY