Ministrja Kushi, përpjekje për të fshehur harrsën e qeverisë ndaj Luiza Gegës,...

Ministrja Kushi, përpjekje për të fshehur harrsën e qeverisë ndaj Luiza Gegës, kampionja merr dekoratën por qeveria nuk ka asgjë konkrete

35
0
Shares

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se sot sportistët vlerësohen me një kuadër ligjor të ngjashëm me atë të Bashkimit Europian, në përpjekje për të zbehur zërat se qeveria nuk e ka ndihmuar Luiza Gegën.

Ajo theksoi se me projektligjin e ri të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, Luiza Gega do të fitojë gradën kolonel.

“Ka pasur nga ata që në vend që të gëzohen janë përpjekur ta helmojnë atmosferën me komente. Çfarë ka bërë shteti për Luizën, a ka shtëpi Luiza apo jo. Mbështetja e qeverisë nuk mund të ndryshojë gjithçka në jetën e një sportisti. Sot sportistët trajtohen vlerësohen me respekt dhe dinjitet brenda mundësive dhe kushteve të një shteti si Shqipëri. Kemi një kuadër ligjor të përafruar me atë të BE. Një buxhet të shtuar disa fish për sportin. Kemi stadiume, parqe olimpike. Kemi bashkëpunim mes qeverisë, bashkisë, komitetit olimpik dhe vetë sportistëve.

Do të kemi për herë të parë edhe grada honorifike për sportistët. Është një hap domethënës që vlerëson punën e sportistëve. Pas këtij ligji Luiza do të gëzojë gradën kolonel. Luziza përfiton shpërblimin përkatës për çdo medalje dhe çdo rekord. Luiza ka mbështetjen e kombit shqiptar. Kjo është arritja më e madhe për Luizën. Luiza ia doli të ngjitët në majë. Madhështia duhet të keë patjetër thjeshtësi, mirësi dhe vërtetësi. Dhe Luiza i ka të treja”, tha Kushi.

Qeveria zhvilloi një ceremoni për të vlerësuar medaljen e artë të Luiza Gegës në atletikë në kampionatin evropian te Atletikës në Mynih.
Gega u nderua me “Kordonin e Madh të Urdhërit të Mirënjohjes Publike” ndërkohë që pritet që qeveria të ofrojë më shumë mbështetje për kampionen dhe sportin në përgjithësi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY