Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato...

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

28
0
Shares

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta theksoi sërish sot në një konferencë shtypi katërfshimin e cmimit të rrugëve në Shqipëri si një shembull korrupsioni dhe vjedhje nga qeveria ndërsa shpjegoi sërish në lidhje me dosjen me informatorin e Sigurimit I.M.

Ish presidenti Meta u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos hedhin firma për aferat korruptive të qeverisë duke theksuar se ditët e Edi Ramës janë të numëruara.

“Kostoja e rrygëve është katër-fishuar. Si rruga Qafë-Plloçë për shkak të papërgjegjeshmërisë. Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë rrugë të tjera. Duke iu ikur përgjegjësive për koridoret e BE ku Shqipëria duhet bërë pjesë, për arsye se nuk duan të prokurohen me kosto europiane, duke tentuar t’i ikin konkurrencës bëjnë marrëzi të tilla duke e çuar kilometrin nga 10-20 mln euro. Ndërkohë që një rrugë me dy korsi në Francë bën 4 mln euro kilometri. Dihet sa është paga në Franca dhe sa është në Shqipëri përveç kostove të tjera.

Apo në SHBA, është deri në 2.7 mln euro për km. Rruga e re në Shqipëri është 6 herë më shumë në Serbi. I bëj thirrje administratës publike, jo vetëm të rrugët dhe ujësjellësat. Mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës. Mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja. Mos firmosni. Ky korrupsioni i këtyre përmasave nuk do të tolerohet”, tha Meta.

Meta ka shpjeguar edhe njëherë në lidhje me dosjen e informaorit të Siguriumit të Shtetit me inicialet I.M.

“Jam njohur me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nga sigurimi I shtetit. Nuk ka asnjë dosje për përndjekje nga shtetasi Ilir Rexhep Metaj. Ua kam treguar edhe origjinën që nga çerdhja deri te pazari i ri. Është e qartë.

Është një çështje me të cilën do të njiheni edhe ju. Edi Rama do të ketë edhe një akuzë më të rëndë sepse ka urdhëruar falsifikim në dosjen e një qytetari. Unë e di shumë mirë pse e ka bërë ai. Për shkak të veprimeve të përgjegjeshme të presidentit të republikës në mbrojtje të kushtetutës, të cenuara nga Edi Rama si kryeministër në shërbim të qarqeve anti-shqiptare.

Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Nuk I kanë funksionuar askujt. I.M. do të dalë spiuni ambulant Tao Tao. Një kameleon në shërbim të atij që i ofron një tender dhe një mundësi më të mirë për të jetuar. Ky rast i autoritetit të dosjeve do të jetë një rast ekzemplar se si keqpërdoret në mënyrë kriminale që duhet të jetë shembull i zbatimit të ligjit. Duhet të karakterizohet nga humanizmi dhe jo të cenojë privatësinë e qytetarëve thjesht për t’i shërbyer Edi Ramës nga tmerri që ka që nuk e blen dot më opozitën.

Do të jetë një rast skandaloz i përdorimit të metodave më të ndyra të ish sigurimit të shtetit pas 32 vitesh demokraci. Përpjekja e tyre është të shtyjnë çdo ditë me këto historitë. I bëjnë këta që ia kanë kaluar edhe Partisë së Punës. Jemi vend anëtar i NATO-s. Dhe i përdorin këto që të shpëtojnë nga ndëshkueshmëria e shpejtë që i pret. Me ligjet që kanë shkelur vetë do të përgjigjen para ligjit. Dhe do kthejnë çdo cent”, tha Meta.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY