Bordi i Transparencës vijon biznesin me naftën, çmimi ka rënë më nivelin...

Bordi i Transparencës vijon biznesin me naftën, çmimi ka rënë më nivelin e paraluftës por jo në Shqipëri

40
0
Shares

Edhe pse ka rënie të çmimit të naftës në nivelet e paraluftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës ka që nga 11 gushti që nuk reagon.

“Një fuçi naftë, treguesi referencë i naftës europiane, tregtohet me rreth 92 dollarë për fuçi, në nivelet e janarit, nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit”, raporton revista ekonomike Monitor.

Nga 11 gushti nafta po tregtohet me 221 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte më parë.

Edhe benzina u shtrenjtua me 2 lekë për litër, duke arritur në 202 lekë për litër. Bordi në njoftimin e vet sqaroi se është përmbajtur me përpikëmëri, në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. “Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhej në njoftim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY