Berisha publikon shifra tronditëse për 60 tenderat e energjisë: Pse nuk duhet...

Berisha publikon shifra tronditëse për 60 tenderat e energjisë: Pse nuk duhet të ketë rritje çmimi

44
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Shqipëria nuk ka arsye të përfshihet nga një krizë energjitike pasi ka prodhuar në 2021, 2 terrat tepricë.

“Kryetemë e sotme e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarëve për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët.
Sipas tij, kjo do të ndodhë sepse çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro dhe Gjermania ka ndërprerë ujin e ngrohtë në shkolla.

Dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë.

Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”, tha Berisha.

Çmimi në bursë është 300 euro, theksoi Berisha. kështu që 300 euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. 60 tendera të realizuar me një platformë të fshehtë, të pacertifikuar.

“Çmimi në bursë është 300 euro, ndërsa 300 euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.

Përveç kësaj, me këto 60 tendera të realizuar me një platformë të fshehtë, të pacertifikuar, askush nuk e di, ju nuk mund ti ndiqni këta tendera, në një kohë kur KESH-i e bënte tenderin para jush, para mediave, sot platforma është sekret. Ju garantoj, platforma është e pacertefikuar.
Janë blerë rreth 300 milionë euro, ndarë dhe vjedh me qeveritarët.
Çmimi që thotë Edi Rama, 600 euro në bursë, është 300 euro në bursë dhe 300 euro në xhepin e qeveritarëve.
Ekipi i vjedhjes me energjisë ka shitur me 40 euro, kur ajo shitej në euro me 130 euro.
Ka blerë me 250 euro, kur në bursë shitej me 84 euro.
Pra, po bëhet një vjedhje e paimagjinueshme me çmimet”, tha Berisha.

Në vijim kreu i PD, Sali Berisha tha se Rama ua shet shqiptarëve energjinë me çmim 98 herë më të lartë.

“Tani dua të ndalem tek çmimi dhe uji i ngrohtë në shkollat gjermane. 60% e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi dhe nafta.

Asnjë kilovat orë në Shqipëri nuk prodhohet nga gazi dhe nafta.

Kostoja e prodhimit të energjisë në Gjermani është dhjetëra herë më e larët se në Shqipëri.

Nuk ka vend në botë që t’i shesë energjinë qytetarë të tij me çmim 98 herë mbi koston, kurse bizneseve mbi 210 herë mbi koston.

Kostoja është 0.9 lek e prodhimit të energjisë në Shqipëri. E shet me 95 lek tek konsumatori, e shet me 200 lek te biznesi.

Çmenduri! Çmenduri e vërtetë.

E shisnim me 60 te biznesi, me 70 te konsumatori deri në 300 kilovat dhe nuk kishte asnjë humbje.
Pra, nuk ka asnjë lloj lodhjeje. Kriza energjetike me të cilën kërcënon Edi Rama ka në themel vetëm vjedhjen nëpërmjet tregtimit të energjisë”, tha Berisha. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY