Maratona në Pogradec, rrugët e bllokuara më 30 korrik dhe oraret

Maratona në Pogradec, rrugët e bllokuara më 30 korrik dhe oraret

170
0
Shares

Policia ka publikuar sot një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit “International Half Marathon night Enkelana” i cili zhvillohet më 30 korrik, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit.

Disiplina e parë (21 km), e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qytetin e Pogradecit (lulishtja “Një Maji”, ish-kampi i punëtorëve);

Disiplina e dytë (10 km), e cila straton nga lulishtja “Një Maji” dhe vazhdon drejt fshatit turistik Drilon, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit.

Për shkak të këtij aktiviteti, aksi rrugor Lin-Pogradec-Tushemisht (deri në dalje të qytetit, fshati Buçimas) do të jetë i bllokuar nga ora 18:30 deri në orën 21:00, me përfundimin e këtij aktiviteti. Sqarojmë se edhe në brendësi të qytetit të Pogradecit do të jenë të bllokuara rrugët “Dëshmorët e Pojskës”; “Kajo Karafili”; “Gani Butka”; “Sul Starovari”, sipas orarit të paracaktuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY