SOT NË KUVEND/ PS zëvëndëson rezolutën ndaj genocidit serb me atë kundër...

SOT NË KUVEND/ PS zëvëndëson rezolutën ndaj genocidit serb me atë kundër Dick Martit

24
0
Shares

Kuvendi pritet të miratojë sot rezolutën ‘Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri’ ndërkohë që opozita ka kërkuar që rezolutës t’i bashkangjitet edhe dënimi i gjenocidit serb në Kosovë.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, në atë kohë raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës pretendoi për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Rezoluta e propozuar nga PS thekson se 11 vite pas hartimit të raportit të Dick Marty-t, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij në raport, nuk është vërtetuar. Sipas Partisë Socaliste pas 10 vitesh hetime është konstatuar, se raporti i Dick Marty ‘për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë’, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte.

Rezoluta për raportin e Dick Martit u propozua nga PS pas presionit të opozitës për një rezolutë ndaj genocidit serb. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY