Riparimi i rrugës Fier-Vlorë me vlerën më të lartë, fitoi ai me...

Riparimi i rrugës Fier-Vlorë me vlerën më të lartë, fitoi ai me vlerën më të lartë, 2 milionë euro më shumë

17
0
Shares

Riparimi i rrugës Fier-Vlorë kryhet me vlerën më të lartë, denoncon abëtari i këshillit kombëtar të PD,Eno Bozdo. 2 milionë euro më shumë i vidhen shqiptarëve ndërkohë borxhi po shkon 100%, thotë ai.

Deklarata e Bozdos:

Për riprarimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ARRSH nuk kursehet.

Sikur t’i kishte para të lëna trashëgim nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës, jo ofertës më të mirë prej 4. 5 milion euro, por të katërtës prej 6.5 milion.

Dy milionë më shumë, në euro që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës, por i taksapaguesve shqiptarë.

Me dyshimin e fortë se nëse nuk dalin, një pjesë e tyre futen në xhepa zyrtarësh të korruptuar.

Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet anti-ligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme.

Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar, dhe ne i përsërisim në emër të tyre, janë:

• Pse kalohet te e katërta në listën e ofertave dhe shmangen tri të parat?

• Pse zgjidhet një ofertë që kushton 2 milion euro më shumë se konkurueset?

• Pse nuk ka transparencë të vendimmarrjes?

Partia Demokratike kërkon vëmendje qytetare dhe të organeve të drejtësisë, për shpenzime të tilla abuzive, dhe rrjedhimisht, korruptive.

Alarmi bëhet edhe më i fortë, po të kujtosh borxhin publik të vendit, që po kap 100% – shin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY