Raporti i investorëve të huaj për Shqipërinë edhe më keq këtë vit....

Raporti i investorëve të huaj për Shqipërinë edhe më keq këtë vit. Për herë të parë përmendet një fenomen. Çfarë thotë deputetja e opozitës

16
0
Shares

Realizuar nga FIA, Shoqata e Investitorëve të Huaj, raporti i Doing Bussines 2022, e zbret me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve.

Shumë më e zymtë gjendja paraqitet sa i takon gjyqësorit. Por, as transparenca e qeverisë nuk është më mirë.

Secili tregues shënon 33 dhe 34 pikë, përkatësisht.

Investitorët e huaj theksojnë një tjetër pikë shqetësuese: mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe kjo ka qenë një këmbanë konstante alarmi e Partisë Demokratike, dhe lidhet me shpopullimin e vendit.

Situata e klimës së biznesit, edhe pse ka një rritje me 1 pikë nga vitit 2019, është ende ekstremisht e pafavorshme, sepse shënon 40 pikë nga 100 të mundshme.

Edhe pritshmëritë e investitorëve të huaj për klimën e biznesit janë të ulta, me një rënie prej 1 pike, pra 44 pikë.

Deputetja e PD, Sorina Koti thotë se raporti pasqyron mjerimin ku e ka zhytyr vendin qeveria Rama.

“Treguesit e Doing Businness edhe për këtë vit tregojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

Fakti që këta tregues përputhen me paralajmërimet e Partisë Demokratike nuk na gëzon aspak. Ajo që ne theksojmë është se, kur Shqipëria është në rrezik, duhet larguar rreziku, jo të largohet populli nga vendi”, tha deputetja sot gjatë nje dalje për mediat në selinë e PD. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY