Sot, lajm i mirë nga qeveria gjermane për mijëra emigrantë shqiptarë

Sot, lajm i mirë nga qeveria gjermane për mijëra emigrantë shqiptarë

1512
0
Shares
Kabineti qeveritar gjerman vendos të mërkurën për ligjin e “shansit për të drejtë qëndrimi”, një lajm i mirë për ata që duhet të kalonin prej vitesh në Gjermani nga një leje “Duldung” në tjetrën, raporron dw.

Qeveria gjermane vendos sot për paketën e parë të reformës së migracionit. Projektligji u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi. Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) –  do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani.

Ky është një përfitim i madh edhe për mijëra emigrantë shqiptarë që kanë në pritje të largimit nga Gjermania. Vetëm në vitet e fundit afro 200 mijë shqiptarë kanë emigruar, shumica prej tyre në Gjermani.

Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë. Po ashtu parashikohet edhe zgjatja e burgimit para dëbimit për të dënuar të caktuar deri në gjashtë muaj, derisa autoritetet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY