300 kompani ndërtimi do përkëdhelen nga qeveria me afro 60 milionë euro,...

300 kompani ndërtimi do përkëdhelen nga qeveria me afro 60 milionë euro, qytetarët asnjë lek

19
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton aktin normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit në afro 60 milionë euro.

Nëpërmjet këtij akti qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut.

Deputetja Dhurata Çupi tha se ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje për pyetjet e saj.

Por opozita ka kundërshtuar kompensimin e çmimeve.

Sipas deputetes demokrate Grida Duma nga ky akt përfitojnë njerëz me rekorde kriminale, ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se nga akti përfitojnë 300 kompani ndërtimi ndërsa theksoi se shuma prej 60 miliardë lekë do të shpenzohet vetëm si kompensim faturash.

Qellimi i aktit është kompensimi i rritjes së çmimeve por nuknka asnjë kompensim për miliona qytetarë që po blejnë edhe me 100% rritje çmimesh. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY