Provimet e Maturës, deputetja Zhupa rendit dështimet e Ministrisë: Maturantët protestojnë të...

Provimet e Maturës, deputetja Zhupa rendit dështimet e Ministrisë: Maturantët protestojnë të hënën në 16:00

29
0
Shares
Ilustruese

Provimet e Maturës, deputetja Ina Zhupa rendit dështimet e Ministrisë në rastin e disa prej provimeve me zgjedhje. Maturantët do të protestojnë të hënën në orën 16:00.

Komenti i Ina Zhupës:
Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!!

▪️Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.

▪️Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standarti, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.

▪️Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjesi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe.

Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërisht.

I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:
Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.
Të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.
Të ndryshojnë kufinjtë e vlërësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.
Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Keni 4 vjet që maturatët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY