ARTAN FUGA/ Nuk fle lepuri në Sofie!

ARTAN FUGA/ Nuk fle lepuri në Sofie!

83
0
Shares

Nga Artan Fuga (Marrë nga faqja në Facebook)

Lidhur me mundësinë ose jo të hapjes të negociatave me BE konstatohet një nervozizëm i pashpjegueshëm nga ana e lidershipit politik qeveritar në Shqipëri!

Presione psikologjike, fjalë që kalojnë maturinë diplomatike, adresime disi fyese ndaj BE, një lloj vetëkanëqësie a thua ne jemi margaritari i qelibartë dhe moskuptim i gjeopolitikave të sotme që kondicionojnë gjithçka.

Sot u arrit që BE u quajt impotente!

Pse me shqelm do ta hapim derën e BE ne mo?

Në vend të analizave të ftohta, veprimeve të matura, kërkesave pragmatike, ka një rrëmujë pasionante thirrjesh që dëmtojnë!

Duhet ruajtur serioziteti i shtetit, çelja e negociatave kërkon maturi, nuk është një miting elektoral në Yzberisht, a takim me patronazhistë!

Si është e mundur që Kuvendi i Shqipërisë fle për këtë çështje, po Komisioni i punëve të jashtme, i integrimit, lëre pastaj opozitën se nuk po kërkoj gjë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY