KLODIAN TOMORRI/ Nis rënia e konsumit, kjo është më e rrezikshme se...

KLODIAN TOMORRI/ Nis rënia e konsumit, kjo është më e rrezikshme se rritja e çmimit

48
0
Shares

Nga Klodian Tomorri (marrë nga Facebook)
Edi Rama takon Art Lafferin
Ne muajin maj importi i karburanteve u ul me gati 10 mije tone ose 18 per qind krahasuar me majin e vitit te kaluar. Renia e importeve te karburantit filloi te ndihej qe ne mars, por po thellohet me ritme eksponenciale nga muaji ne muaj. Si pesemujor renia eshte 15 mije tone.

Ne nuk e dime se c’pjese e renies po vjen per shkak te uljes se konsumit qe dikton cmimi i larte dhe c’pjese vjen nga kontrabanda apo furnizimi i qytetareve ne vendet e tjera fqinje. Por nje gje eshte e sigurte. Kurba e konsumit te karburanteve tashme eshte qartazi ne anen zbritese te Lafferit.

Ccmimi ka arritur ne nje nivel qe dikton renien e konsumit. Me llogari te peraferta, nese importet e karburanteve bien me 20 per qind, qeveria nuk mbledh asnje leke shtese nga taksimi i karburanteve sivjet. Renia e konsumit asgjeson rritjen e te ardhurave qe merret per liter. Ky eshte Lafferi.

Lajmet nga bursa nuk jane pozitive. Sot nafta kerceu prape afer nivelit 1350 dollare per tone. Po ndenji shume keshtu, ose me keq, po u ngjit me lart, do mblidhet prape Bordi i Vakise per ta cuar cmimin drejt horizonteve te reja te pashkelura me pare.

Megjithate karburantet jane vetem nje sinjal. Cuditerisht ka filluar te bjere edhe importi i kafese. Shqiperia ka importuar 400 tone me pak kafe sivjet se vitin e kaluar. Presim presim. Por me shume gjasa po shfaqen shenjat e para te renies se konsumit ne ekonomi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY