Berisha paralajmëron protesta para shtatorit kundër qeverisë, u tregon gazetarëve skandalin me...

Berisha paralajmëron protesta para shtatorit kundër qeverisë, u tregon gazetarëve skandalin me fondet e tërmetit

62
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka lajmëruar sot nisjen e protestave para shtatorit duke publikuar fakte rreth të cilave qeveria duhet rrëzuar sa më shpejt.

Pyetje-përgjigje:

Pyetje: Zoti Berisha, a ndjeheni i izoluar ndërkombëtarisht, kur pas SHBA, edhe Gjermania e Britania e Madhe janëdistancuar nga ju? I referohem edhe festës që u mbajt nga ambasada britanike 70 vjetorin e mbretërimit të Elizabeth, ku ju ishit ndër të vetmit politikanë që nuk u ftuat. Po ashtu edhe deklaratave të deputetit të CDU, Peter Beyer i cili ështëshprehur se nuk e imagjinon një bashkëpunim me një person të shpallur non grata…

Sali Berisha: Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjëpërkrahje përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndjehem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Më i motivuar se kurrë. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj.

Pyetje: Gjatë seancës së djeshme, në mesin e debateve qëzhvilluat me kryeministrin Rama dhe funksionarë të tjerë tëPS, në një moment keni akuzuar Taulant Ballën se për ngjarjet e Elbasanit para zgjedhjeve të 25 prillit ju keni fakte dhe prova, përgjime, të cilat e implikojnë atë drejtpërsëdrejti. Nëse i keni këto prova dhe këto fakte, pse nuk i keni bërë publike apo pse nuk i keni depozituar në Prokurori?

Sali Berisha: E drejtë pyetja. Sali Berisha nuk flet pa prova dhe fakte, besoj se koha ka faktuar në mënyrën më tëpërsëritur. Së dyti, ju garantoj se do t’ia them në sy nëParlament. Nuredin Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë po flas për gjëra konkrete, deklaratat politike janëdeklarata politike. Dhe unë ju them ju dhe shqiptarëve që do t’ia them në Parlament. Së treti, nuk ka nevojë t’i jap unëProkurorisë sepse Prokuroria i ka të gjitha në dosje. Pse po i fsheh Prokuroria? Kjo është punë tjetër. Ato që do t’i them nëParlament Prokuroria i ka në dosje dhe do t’i them të tjera. Unë do t’ia them në Parlament, sy në sy, është më komode kur e ke aty përballë, atij dhe cilitdo. Ka opozitë të vërtetë. Kështu që çdo gjë dhe shumë të tjera. Të vetmen gjë që unë i kam thënë në Parlament dhe këtu para jush, ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes sërevoles. Të zotët e garazhit përsëri dëshmojnë. Pse nuk shkoni t’i takoni ata? Ata do të tregojnë se revolen e kanë vendosur në një vend dhe dyshojnë tek ky, sepse ky u ka kërkuar tëmarrin pjesë në fushatën elektorale dhe ata i kanë thënë jo, nuk bëjmë fushatë për ty. Dhe ku ia kanë vendosur revolen, nënjë vend që e shihnin të gjithë, që shkoi policia ta kapte. E dini ku është aspekti tjetër i turpshëm? Ata marrin ende nëburg sot për revolen e fshehur, të vendosur në një vend ku e shihnin në burg. 5 veta janë në burg për këtë. Kjo ështëdrejtësi qesharake, kriminale në shumë aspekte. Edhe kuptohet që revolen ia kanë vendosur. Si mund të fshihte kush në një vend të dukshëm një revole krimi, a ka logjikënjerëzore që e pranon këtë? Se e paskan zor, se s’mund ta hidhnin në Shkumbin. Kjo ishte për t’i inkriminuar se nuk pranuan të bëjnë fushatë për atë. Por, drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që, Tao nuk e ka punën mirë ka probleme me drejtësinë dhe do të ketë, ua them unë ju. Dhe ka probleme edhe të tjera ai.

Pyetje: A mund të perceptohen si shantazhe kur ju e deklaroni disa herë se keni prova, fakte dhe nuk i bëni publike ato?

Sali Berisha: Absolutisht, nëse nuk i bëj publike plotësisht siçthua ti është. Por unë do t’i bëj publike jo kur do ai, por kur e gjykoj unë që duhen bërë publike dhe ai gradualisht do tëshkojë atje ku e meriton. Është njeri me shumë probleme.

Pyetje: Zoti Berisha, lidhur me krijimin e një fronti opozitar dhe një hapje të PD. Bëhet fjalë për një KOP të ngjashëm me të 2005-ës apo për bashkimin e disa forcave opozitare?

Sali Berisha: Hapja nënkupton afrimin me PartinëDemokratike të vlerave, individëve me vlera, të ekselencës, njerëz me ideale të cilët duan t’i afrohen kësaj partie. Unë isha dje në Elbasan, një grup pedagogësh, mjekësh, avoketërish, mësues, shpallën anëtarësimin e tyre në PD dhe kjo është njëgjë shumë e madhe. Po në kuadrin e hapjes, një grup të rinjsh ishin aty. Në kuadrin e hapjes tani do të ngrihen bordet kombëtare sipas fushave në të cilin ne do të përpiqemi tëtërheqim personalitetet më të shquara, më të ditura të atyre fushave, shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Sikundër, bordet janë të hapura edhe për të huaj që ndajnë me ne vlera tëpërbashkëta dhe duan të kontribuojnë. Hapja duhet të fuqizojëdimensionin e të rinjve dhe të zonjave, vajzave dhe grave. Kjo është partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar, ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, me të gjithë individët apo organizatat e Shoqërisë Civile që duan të angazhohen me këtë front për shpëtimin e Shqipërisë, me të gjithë botën akademike dhe tëmediave që duan të japin kontributin e tyre dhe që e konsiderojnë monizmin si një mynxyrë të vërtetë, me sindikatat, me botën akademike me grupet e interesit. Do tëbëjmë çdo gjë që të krijojmë frontin më të gjerë të mundshëm kundër regjimit monist të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, korrupsionin dhe mbështetjen e George Soros.

Pyetje: Një javë më parë, pak orë përpara mbajtjes sëzgjedhjeve për lidershipin e ri të PD, ju deklaruat se lobimi është diçka negative por që nuk mund të ndalet brenda partive politike. Një përfaqësuese, ish-anëtare e Komisionit tëRithemelimit, nuk e ka fshehur dhe ka lobuar negativisht për një prej përfaqësuesve që ishte pjesë e garës për nënkryetar dhe në fund të procesit deklaroi se qëllimi i saj është arritur duke e lënë këtë përfaqësues, zotin Këlliçi, jashtëpërfaqësimit. Ndjeni keqardhje për këtë?

Sali Berisha: Nuk jam në favor të asnjë lloj lobimi, as negativ, as pozitiv. Por siç e thatë ju vetë, unë duhet të jem realist, sot në kohën e smart phone ajo varet nga secili njeri. Sa i përket zotit Këlliçi e konsideroj një bashkëpunëtor shumëtë çmuar të Sali Berishës dhe një njeri që ka dhënë njëkontribut shumë të veçantë në të gjithë ecurinë, në përpjekjet e Partisë Demokratike për rithemelim deri në ditët e sotme. Pra, kjo është konsiderata ime për Belind Këlliçin. Nuk jam për asnjë lloj lobimi, sikundër sqaroj se Evi Kokalari ka kontributin e saj të padiskutueshëm të çmuar por ajo vendosi vetë që të mos kandidojë dhe të tërhiqet në jetën e saj, tëndjekë karrierën e saj në Partinë Republikane.

Pyetje: Zoti Berisha ju këto ditë jeni artikuluar në publik për nisjen e protestave. Keni ndonjë plan konkret se kur do tënisin protestat?

Sali Berisha: Unë jam i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po zien, revolta në shpirtin dhe zemrën e njerëzve po zien anë e kënd vendit. Lëvizjet janë shumë interesante, nganjëherë i udhëheq ti, i prin, herët e tjera të udhëheqin ato. Ua them ju që kërkesa për protestë është universale sot. Dhe Partia Demokratike është e vonuar. I kemi grupet, i kemi qytetarët, e kemi anëtarësinë, grupet e interesit, janë të gjithëpara nesh. Nuk ka asnjë diskutim që do të jemi në lartësinë e detyrimeve tona ndaj tyre.

Pyetje: Ju flisni për një bashkim një front të partive opozitare, apo organizata të ndryshme antiqeveritare por ndërkohë që partia vijon të mos jetë e bashkuar. Ndoshta deri dje fajësonim zotin Basha apo zotin Alibeaj për përçarjen e partisë, por sot ju jeni kryetari i partisë dhe keni përgjegjësi për situatën që ndodhet PD, çfarë është bërë në këtë drejtim a keni negociuar me deputetë që mendojnë ndryshe nga ju?

Berisha: Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të Edi Ramës. Siç bën lojën e neveritshme të presidentit, në funksion të imazhit të Edi Ramës, marrin përsipër të përdoren dhe keqpërdoren në funksion të reformave të Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjithë ata të cilët janë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist.

Pyetje: Ju në fakt e konsideroni zgjedhjen e zotit Begaj në krye të shtetit si një president të PS-së, por ditën e djeshme ai ka zhvilluar takime me ish presidentët e vendit, të cilët në fakt kanë folur me konsiderata të larta për të dhe kanë shprehur besimin për të për një presidencë dinjitoze. A ndjeheni i keqardhur që nuk ishit mes presidentëve për të dhënë këshillat tuaja?

Berisha: Qëndrimi im ishte publik ndaj zgjedhjes së tij, ju besoj e keni parë. E konsideroj normale, shumë normale. Ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do merrte atë këshillë që i pëlqente. Sepse Zgjedhje e tij u shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri. Ai vërtet mori postin e monizmit për vete por për shqiptarët monizmi është një mynxyrë. Asnjë nga ju që jeni këtu nuk ka jetuar asnjë ditë në sistemin monist. Mos kujtoni se nuk e mendoj unë me veten time, por ajo forcë që duhet të ishte më aktivja në përmbysjen e këtij sistemi, që duhej të ishte rinia, nuk e ka jetuar monizmin. Por unë kam besim në aftësitë e saj për të mësuar, lexuar dhe parë pse çfarë mynxyre është ajo për çdo komb. Shqipëria sot është identike me Bjellorusinë e Lukashenkos. Identike. Kjo është mynxyrë, se vetë kushtetutshmëria është një shtyllë kryesore e demokracisë. Parimet e saj pastaj check and balance, janë parim themelor. U zhdukën si askund tjetër, kurrë s’ka qenë kjo situatë përveç kohës së Enver Hoxhës ose Ramiz Alisë diktaturës. Prandaj angazhimi i të rinjve në këtë betejë është kusht, siekuanon për fitoren e saj.

Pyetje: Zoti Berisha ju e cilësuat si mynxyrë  situatën që po kalon vendi dhe veçanërisht pas zgjedhjes së presidentit. Por a u bë pjesë e kësaj mynxyrë dhe presidenti aktual Ilir Meta dhe si janë raportet tuaja sot më të a ka një krisje.

Berisha: Nuk ka krisje, unë e kam sqaruar dhe dua të jem transparent. Kushtetuta nw germë nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit, Nuk ka një përkufizim të tillë, por raste unë di që nuk ndodhin, pra ajo që kam pretenduar unë. Tani të them të vërtetën Presidenti mund të mos firmoste për raundin e katërt dhe ta digjte, por të pestin nuk e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin e tij kushtetues, sepse më pas ndërhyjnë mekanizma të tjerë. Tani s’ka më mekanizma, por kur kishte një check and balance kishte mekanizma të tjera, dhe ai nuk mund të mos ushtronte detyrimin e tij kushtetues të çdegradimit, nxjerrës në lirim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Rast unik për vendet e tjera, nuk ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh president, unë ju garantoj se përveç se në rastin e Juntave nuk ka ndodhur kurrë. Por presidenti është i detyruar të përmbushë detyrimet kushtetuese.

Pyetje: Do i nisni në shtator protestat me qytetarët zoti Berisha?

Berisha: Shpresoj dhe më herët, qytetarët e kanë të vështirë të presin deri në shtator

Pyetje: Dje zoti Bardhi ju ka akuzuar se keni detyruar deputetët që të mos firmosni apo mos japin votën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. Eshtë e vërtetë kjo?

Berisha: Të besosh trillimet e Gazment Bashës është njëlloj si të besosh Lulzim Bashën. Asnjë iniciativë nuk bllokojmë ne por dua tju them se alibasha dhe gazbasha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Lulzim Bashës. Dhe të  jeni të sigurt, mbajeni mend këtë që po ju them. S’do jetë e largët dita kur do të publikohen arsyet si për atë që iku dhe për këta të dy, se çfarë i shtyn këta.

Pyetje: Dje u miratuan dhe dy komisione, njëri për reformën zgjedhore dhe tjetri për reformën territoriale. Në njërin prej komisioneve është anëtar dhe zoti Bylykbashi, a do të marrë pjesë ai në punimet e komisionit?

Berisha: Ne nuk marrim pjesë në farsa të organizuara nga Edi Rama dhe të keq shfrytëzuarit e tij pseudo opozitarë. Nuk marrim pjesë.

Pyetje: Ju nesër në orën 12 do zhvilloni takim me drejtuesit e degëve a do të diskutohet me këta drejtues zhvillimi i protestave dhe kur do të zhvillohet një mbledhje me deputetët, për të parë a e keni shumicën e deputetëve dhe a keni negociuar me deputetët.

Berisha: Mbledhja e parë është shumë e rëndësishme, mbledhja e parë e kësaj natyre në të cilën ata do marrin detyra për drejtimet e punës së PD –së në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protestat do të jenë temë e një diskutimi shumë të rëndësishëm. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist, dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë

Pyetje: Zoti Berisha ditën e djeshme keni deklaruar se drejtuesit e PD-së të sapo zgjedhur do të duhet që të marrin detyrat përgjegjësitë për të rrëzuar qeverinë. Po në nivel qendror a ka PD e sotme një qeveri në hije që ti bëjë ballë kësaj qeverie?

Berisha: Një qeveri me kukulla dhe gangsterë siç keni parë ju në aferën e incineratorëve, siç keni parë ju në titujt e investitorëve strategjikë, që plaçkit si lubi, ministra që plaçkitin buxhetin, pronat publike. Ju e morët vesh se çfarë ka ndodhur me fondet e tërmetit. Për të shmangur procedurat transparente të cilat imponojnë donatorët Edi Rama ka lënë me një anë kreditë e buta të ofruara prej tyre dhe ka marrë kredi tregtare në mënyrën më të papërgjegjshme, me të cilat taksapaguesit shqiptarë vetëm nga interesat e këtyre kredive paguajnë 130 milionë euro më shumë. Po jua ilustroj më një shembull By Pass-i i Fierit, është ndërtuar nga dy banka. Banka Evropiane e Investimit dhe Banka Evropiane e Zhvillimit, ose autostrada Levan – Vlore po nga këto banka. Ajo ka kushtuar 1.8 milionë euro kilometri. Shkoni dhe shihni. Janë rrugët më të gjera të Shqipërisë të dyja. Kjo kundrejt 20-22 milionë euro që kushton rindërtimi i një kilometri në unazën e Tiranës. Po kështu në rast se një shkollë do ndërtohej me fondet e donatorëve, ka një standard. Shkolla në standardet e BE-së kushton 500-600 mijë euro, shkolla në standardet shkon në 2,5 -3 milionë euro, prandaj shkon e merr fonde me interesa tregtar me të cilat tenderojnë duke ndarë dy tre herë shumën me ndërtuesin. E morët vesh kush ishte fituesi i një tenderi, e dhanë mediat dje. Një i dënuar për korrupsion i dalë nga burgu në vitin 2018-të, ai kishte fituar sepse ai ndan para me ministrin. Pra kjo është arsyeja se pse Edi Rama, ndjek standardet e vjedhjes, korrupsionit dhe jo standardet evropiane. Pse nuk pranohet tregu i hapur rajonal i propozuar nga BE? Duhet ta shtroni këtë pyetje. Nuk pranohet se modeli i këtij tregu është modeli në të cilin fitojnë të gjithë. Kurse modeli i i Ballkanit të Hapur është model që fiton Serbia. Kam ndjekur shumë shkrime, këtu dhe në Kosovë po përshtypje më ka bërë që janë bërë qindra e qindra shkrime dhe këta njerëz nuk kanë parë një nen të këtij traktati. Keni parë ndonjë nen të botuar? Në Novi Sad Vuçiç tha se janë 700 faqe të këtij traktati, 700 faqe. Është publikuar në ndonjë vend, keni parë ndonjë nen të tij? Unë jam kundër sepse është absolutisht antishqiptar përderisa Kosovën e trajton në mënyrë të pabarabartë, politikisht jam kundër. Por jam kundër dhe ekonomikisht gjithashtu, jo se jam kundër tregtisë së lirë përkundrazi. BE-ja dhe për hir të së vërtetës edhe Departamenti i Shtetit ka thënë që duhet të bëhet me standarde evropiane. Cilat janë ato, janë kuotat. Sa mollë prodhon Korça, kaq tonë, atëherë unë do mbroj këto mollë. Sa qumësht prodhoj unë kaq litra dhe ato do mbroj. Pra gjithçka rregullohet me kuota. Ndërsa me Edi Ramën vasal i Vuçiçit, vetëm në katër muaj Serbia ka eksportuar produkte bujqësore në Shqipëri dyfishin e eksportit të Shqipërisë në Serbi, 48 % është rritja, dhe po të heqim eksportet që ka bërë Shqipëria dalin dhe shumë më tepër. Kush është këtu viktimë, viktimë janë fermerët. Shkoni nëpër fshatra sepse është shumë rëndësishme që të bëheni zëri i tyre, ata po detyrohen të therin lopët e racës, ata detyrohen të mbyllin serat. Dhe ky në një injorancë të pakufishme rreh gjoksin se u rritën eksportet. Çfarë eksportesh u rritën, u rritën çmimet kjo po, çmimet janë shndërruar në faktorin më kryesor të varfërimit të shpejtë në këtë periudhë, të pasurimit të oligarkëve të qeverisë. Ju e morët vesh në rast se më parë merrte TVSH 31 lek për litër, sot merr 55 lek për litër nafte qeveria. Ku do t’ia dijë ajo për qytetarët, prandaj qytetarët duhet të flasin, në rast se qeverisë nuk ja ndjen për ta atyre duhet tua ndjejë për veten e tyre

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY