Kancelari Scholz në Kosovë: Prioritet procesi i Berlinit. Kosova dhe Serbia duhet...

Kancelari Scholz në Kosovë: Prioritet procesi i Berlinit. Kosova dhe Serbia duhet të njohin njeri tjetrin

19
0
Shares

Në një konferencë të përbashkët për media të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz, ky i fundit u shpreh se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës.

Scholz tha se është e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE.

“Përfaqësuesi i BE-së Lajcak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës.  Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.

Duke folur për proceset integruese, kancelari gjerman tha se do ta rijetësojë Procesin e Berlinit, ndërsa në vjeshtë do të ftojë një konferencë në Berlin.

Ai tha se Procesi i Berlinit është një shenjë që Gjermania do të ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkëngjiten BE-së në kohën e duhur dhe për t’i bindur ato që rruga duhet ndjekur.

Sipas tij, rruga drejt BE-së ka një shans realiste, ndërkaq të gjitha vendet duhet të jenë të gatshme për kompromise pragmatike.

Kancelari gjerman foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se është shumë i rëndësishëm, ndërsa kërkoi nga të dyja palët zotim të qartë, konstruktivitet dhe pragmatizëm.

Ai u shpreh se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të ngushta.

“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Qeveria e Kosovës ka treguar se si partnere e besueshme qëndron me evropën perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë.”, tha ai.

Ai tha poashtu se po angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë.

“Krahas marrëdhënieve tona bilaterale ne kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave që ende po mungon.  Edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe unë personalisht po angazhohem te partnerët e BE-së”, u shpreh ai. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY