Berisha: Meta ta shtynte për në raundin e pestë Presidentin, do kishte...

Berisha: Meta ta shtynte për në raundin e pestë Presidentin, do kishte surpriza

72
0
Shares

Kreu i Pd, Sali Berisha tha sot se nuk ka qejfmbejtje me Metën por se ai u ngut me dekretin e lirimit të Bajram Begaj.

Pyetje-përgjigje

Pyetje: Në Tiranë ka mbërritur raportuesi i CDU-së gjermane për Shqipërinë, a keni zhvilluar një takim me të?Përfaqësues të PD-së janë takuar me të. Po ju vetë zoti Berisha?

Berisha: Përfaqësues të PD-së janë takuar me të
Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.

Pra, ky akt, ky “Samit i Ohrit”, është një Samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët.

Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit.

Duket sikur do i shtohet dhe Mali i Zi dhe pavarësisht akuzave Open Ballkan vazhdon? Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë sepse Mali i Zi ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është të themi serbe në fakt.

Pjesa dërrmuese e popullsisë malazeze nuk është me origjinë serbe dhe në ruajte të këtyre ekuilibrave, por presidenti Gjykanovic ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe të hapur anëtarësimin e vendit të tij në nismën e Ballkanit të Hapur.

Pyetje: Zoti Berisha do shkoni në gjykatë Kushtetuese për proçedurën e përzgjedhjes së Presidentit. Meta ju ftoi ta conit në gjykatë po ashtu dhe zonja Kryemadhi?

Berisha: Jo, unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por germa është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.

Pyetje: Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Berisha: Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.

Pyetje: Mendoni se po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta me këtë veprim?

Berisha: Jo, nuk mendoj. Normalisht. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër.

Pyetje: Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?

Berisha: Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.

Pyetje: Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?

Berisha: Jo nuk i druhem. Nuk i druhem aspak asnjë tradhëtie. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY