Akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, burg të përjetshëm për...

Akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, burg të përjetshëm për kopshtarin e resortit

88
0
Shares

Prokuroria e Posaccme kërkoi burgim të pwrjetshwm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrwmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prenges, janarin e vitit 2020.

Për të bashkwpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kwrkua një dënim me 3 vite burg.

Bexhdili është i vetmi që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, torturimin dhe më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, ndaj burime pranë SPAK, konfirmuan se hetimet për të dhe Turjan u finalizuan dhe ndaj tyre u ngritën akuzat zyrtare, përderisa afatet e paraburgimit ishin drejt përfundimit.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz nga 4 persona në janar të 2020-ës, të cilët lëviznin me një makinë “Range Rover” të bardhë, ndërkohë që gjurmët e fundit të këtij mjeti janë pikasur në hyrje të Fushë Krujës.

Pak orë më vonë një makinë e tillë luksoze u gjet e djegur, ndërsa në vendin ku ndodhi pengmarrja dëshmitarët panë gjurmë gjaku, dhe mjetin e Prengës, i cili kishte mbetur me derën e hapur. a .b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY