Kanabis dhe dinamit në Domgjon të Mirditës, çfarë bëri policia

Kanabis dhe dinamit në Domgjon të Mirditës, çfarë bëri policia

91
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Domgjoni”.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i mbajtjes së lëndëve shpërthyese.

Sekuestrohen kallëpë me lëndë plasëse dhe bimë narkotike të kultivuara.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të
mbajtjes së municioneve luftarake e lëndëve shpërthyese, bazuar në informacione policore të administruara në rrugë operative për një shtetas që kishte kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, si dhe mbante lëndë plasëse shpërthyese, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë është finalizuar operacioni policor i koduar “Domgjoni”.

Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi D. L., banues në fshatin Domgjon, Mirditë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Arrestimi i shtetasit D. L. u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tij, në afërsi të banesës, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kallëpë me lëndë të dyshuar plasëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY