SHKODËR/ Digjet apartamenti, e moshuara mbetet e bllokuar 1 orë në ballkon

SHKODËR/ Digjet apartamenti, e moshuara mbetet e bllokuar 1 orë në ballkon

36
0
Shares

Gjatë natës, në lagjen “Ndoc Mazi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Ll. V., 79 vjeçe, në katin e tretë të një pallati.

E moshuara ka mbetur e bllokuar për rreth 1 orë në ballkonin e pallatit.

Nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bë e mundur nxjerrja nga ballkoni e 79-vjeçares, e cila u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY