ANALIZA/ Biden i bindur se konsensusi do të arrihet për aplikimet nordike...

ANALIZA/ Biden i bindur se konsensusi do të arrihet për aplikimet nordike në NATO

43
0
Shares

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në grupin prej 30 anëtarësh te NATO-s pas Shteteve të Bashkuara

Nga Genc Çaushi

Presidenti amerikan Joe Biden ka besim se mund të arrihet konsensus për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, pasi presidenti turk Tajip Erdogan ritheksoje se nuk do t’i miratonte kërkesat e tyre. Numri nje i Turqisë kundërshtoje anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, vetëm pak kohë pasi ata thanë se do të aplikonin për anëtarësimin. Erdogan u shpreh se dy vendet nordike nuk duhet të shqetësohen e te dërgojnë delegacione për të bindur Turqinë, për kërkesat e tyre. Ai është i zemëruar nga ajo që ai e sheh si gatishmërinë e tyre për të pritur militantët kurdë. Të hënën, Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se Evropa po jetonte në një realitet të ri të rrezikshëm, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin tha se lëvizja e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh nuk kërcënonte drejtpërdrejt Moskën – por theksoi se çdo zgjerim i infrastrukturës ushtarake do të shkaktonte një përgjigje nga Kremlini. Në një konferencë shtypi të hënën, Erdogan tha se Turqia kundërshtoi aplikimet finlandeze dhe suedeze për t’u bashkuar me NATO-n, duke e përshkruar Suedinë si një “vend mikeprites” për organizatat terroriste. Ai shtoi se anëtarësimi i dy vendeve do ta bënte NATO-n “një vend ku përqendrohen përfaqësuesit e organizatave terroriste”.
Turqia akuzon dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që ajo e konsideron si një organizatë terroriste, si dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016. Turqia, e cila u bashkua me aleancën në vitin 1952, është një lojtar vendimtar në NATO, duke pasur edhe ushtrinë e dytë më të madhe në grupin prej 30 anëtarësh pas Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord që një vend i ri mund të bashkohet me NATO-n, prandaj Suedia dhe Finlanda kërkojnë mbështetjen e Turqisë në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. Erdogan tha se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të shqetësohen të shkojnë në Ankara, për ta bindur atë. Qeveria e tij është zotuar gjithashtu të bllokojë aplikimet nga vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Turqise. Në vitin 2019, të dy vendet nordike vendosën një embargo armësh ndaj Ankarasë pas ndërhyrjeve ushtarake të saj në Siri. Duke folur në parlament në Helsinki të hënën, ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se ishte i befasuar nga qëndrimi i Turqisë, por shtoi se qeveria e tij nuk ishte e interesuar të “bënte pazar” me zotin Erdogan. Suedia pezulloi shitjet e armëve për Turqinë tre vjet më parë, pas ndërhyrjes ushtarake të Ankarasë në Siri. Dhe sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Finlanda dhe Suedia kanë refuzuar dhjetëra kërkesa për ekstradimin e militantëve kurdë, të cilët Turqia i konsideron si terroristë. Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, tha se kishte besim se Finlanda dhe Suedia do të anëtarësoheshin, pavarësisht kundërshtimeve turke. Pasi i ka inkurajuar dy vendet nordike të aplikojnë, Uashingtoni nuk do të dëshironte t’i zhgënjente ata. Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë do të vizitojnë presidentin amerikan në Uashington të enjten për të diskutuar pranimin e tyre në aleancë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY