2 të vrarë në Paris, protesta pas zgjedhjes së Macron: Atë që...

2 të vrarë në Paris, protesta pas zgjedhjes së Macron: Atë që nuk morëm në votime do e marrim në shesh

13
0
Shares

Policia hapi zjarr gjatë natës në qendër të Parisit ndaj një automjeti që tentoi t’i godiste duke lënë pa jetë dy persona që ndodheshin në mjet, ndërsa një i tretë u plagos.

Ngjarja e rëndë u shënua në Pont-Neuf, në qendër të kryeqytetit francez ndërsa nga informacionet e para raportohet se makina ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt dhe nuk ka pranuar t’u bindej urdhrave të efektivëve që e kishin ndaluar për kontroll.

Në Paris, policia u detyrua të ndërhynte për të shuar disa protesta që u organizuan pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron si President. Qindra persona u mblodhën në Place de la Repubblique për të protestuar. Për shpërndarjen e tyre policia përdori edhe bomba me gaz lotsjellës.

Disa qindra demonstrues, kryesisht të rinj nga grupet “antifas”, nxitën marshime në Paris dhe qytete të tjera franceze për të protestuar kundër rizgjedhjes së Presidentit Emmanuel Macron. Menjëherë pas shpalljes së fitores së Macron, në qendër të Parisit, në lagjen Les Halles, rreth 300 protestues marshuan duke thirrur “Macron largohu”, si dhe duke u përleshur me policinë.

Midis sloganeve, “Marine Le Pen ta shpif” dhe “Manu Macron, ta shpif”, protestuesit arritën në shesh. Gjatë marshimit u hodhën objekte dhe gurët ndaj policisë, u përmbysën kazanët e mbeturinave dhe motoçikletat e parkuara.

Incidente pati edhe në Rennes, ku rreth 250 persona u mblodhën në qendër me një pankartë ku shkruhej “Atë që nuk do të marrim nga votimi, do ta marrim nga sheshi”.

Ndër sloganet e përdorura ishin “Macron bën luftë me policinë e tij” dhe “Poshtë shteti, policët dhe fashistët”.

Incidente pati dhe në qendër të Nantes, gjatë një marshimi proteste prej 400-500 personash, si dhe në Toulouse, duke thirrur “As Macron, as Le Pen, revolucion”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY