Pezullohen 9 zyrtarë në Tiranë dhe Korçë, korrupsion në dhënie të drejtash...

Pezullohen 9 zyrtarë në Tiranë dhe Korçë, korrupsion në dhënie të drejtash e licensash

35
0
Shares

Pezullohen nga ushtrimi i detyrës, 9 funksionarë publikë të disa institucioneve të ndryshme në Tiranë dhe Korçë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

-G. P., 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë);

– F. T., 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

– M. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

– E. Q., 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

– J. M., 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë);

– K. D., 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

– P. C., 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë);

– O. J., 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë);

– J. M., 53 vjeç, banues në Korçë(me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY