Rama i ikën pyetjeve për inceneratorët, kërkon kafe nga publiku dhe vlerëson...

Rama i ikën pyetjeve për inceneratorët, kërkon kafe nga publiku dhe vlerëson Alqi Bllakon

33
0
Shares

Drejtuesi i emisionin Opinion, Blendi Fevziu ka publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët ndërsa ishte ftuar këtë të enjte për intervistë, kryeministri Edi Rama.

Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili nuk dha një përgjigje shteruese për këtë çështje, por duke bërë ironi u drejtua nga publikua dukë kërkuar kafe.

Fevziu: Kryeministri nuk përgjigjet dot për një çështje.

Rama: Nuk po të ndjek..

Feziu: A mund të përgjigjesh?

Rama: Na sjellni një kafe ju lutem.

Feziu: Ke shpenzuar 40 milionë euro për inceneratorin e Tiranës nga 23 që duhet të paguaje. 60 milionë për dy të tjerët, Fieri dhe Elbasanin. Është djegësi i parë dhe i dytë.

Rama: Për Tiranën nuk paguajmë asnjë lekë.

Më pas kryeministri Rama u çua dhe nisi të bisedonte me publikun në sallë.

Në emisionin “Opinion” Rama ka folur lidhur me raportet e tij me ish-deputetin e arrestuar Alqi Bllko, ndërsa tha se në punën e tij të dukshme, nuk ka asnjë të sharë.

Më tej, Rama se arrestimi i tij është rezultat i një hetimi të thelluar, transmeton opinion.

Rama: Alqi Bllako është një person që për sa i përket pjesës së dukshme të punës, nuk ka asnjë të sharë. Këto janë rezultate të një hetimi të thelluar, prandaj e kemi ngritur SPAK-un ne.  Këtë çështje e heton SPAK dhe do vazhdojë ta hetojë deri në fund. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY