Në Elbasan 65 vjeçari arrestohet për vjedhje, në Librazhd 50 vjeçarja rrah...

Në Elbasan 65 vjeçari arrestohet për vjedhje, në Librazhd 50 vjeçarja rrah me grushte një grua

28
0
Shares

Polocia e Elbasanit arrestoi një 65 vjeçar për vjedhje dhe procedoi penalisht një 50 vjeçare pasi rrahu me grushte një grua në Librazhd.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin K. B., 65 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në magazinën në pronësi të shtetasit E. Zh.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me grushte, shtetasen E. T”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY