Ambasadori shqiptar në Këshillin e Sigurimit në OKB, ja si janë marrëdhëniet...

Ambasadori shqiptar në Këshillin e Sigurimit në OKB, ja si janë marrëdhëniet me ambasadorin rus

39
0
Shares
Ferit Hoxha

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i cili përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit ka rrëfyer sonte në Opinion në tv klan marrëdhëniet me homologun e tij rus, ndërkohë që Shqipëria ka inicuar nisma dhe aksione diplomatike kundër Rusisë.

Ambasadori Hoxha i tha gazetarit Blendi Fevziu se raportet janë normale, por situata më e vështirë është jashtë.

“Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot”, u shpreh Hoxha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY