“Dy anijet për prodhimin e energjisë, sa është kosto e prodhimit”

“Dy anijet për prodhimin e energjisë, sa është kosto e prodhimit”

105
0
Shares

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, komenton vendimin e fundit të Ministrisë së Energjisë për ardhjen e dy anijeve që prodhojnë energji në Triport të Vlorës se do të prodhojnë 114 megavatë në orë ose 2500 megavatë energji në ditë, përkthyer në 17% të konsumit që ka vendi gjatë periudhës së verës.

Duke folur për MCN tv, Tomorri tha se anijet do të vijnë në muajin maj, pas një konsorciumi italo-amerikan.

“Në 5 janar të këtij viti KESH shpalli një procedurë për shprehje interesi ku kërkonte të merrte me qera një aset për prodhimin e energjisë. U paraqitën dy oferta kjo që përmendëm dhe një kompani tjetër, por u kualifikuan kompanitë italo-amerikane. U arrit në marrëveshjen finale. Anijet do vijnë në Triport në maj, KESH do të paguajë 83 mijë euro qira në ditë për këto anije, 63 mijë janë qera e mirëfilltë dhe 20 mijë euro, shpenzime mirëmbajtje. KESH do të blejë vetë karburanitn me të cilin do prodhojnë energji këto anije si centrale lëvizëse. Është një karburant i veçantë, karburant i rëndë i përkthyer si mazut. Nga studimi i fizibilitetit kostoja mesatare prodhimit për 1 megavat energji është rreth 140 euro. Duke përfshirë qiranë që do i paguhet anijes, mirëmbajtjen dhe koston për blerjen e karburantit, por në këtë kosto nuk përfshihet akciza për karburantin, e cila i mbetet shtetit. Nëse përfshihet shkon 220 euro për megavat”, shpjegoi gazetari i ekonomisë.

Tomorri sqaroi se sot krahasuar me çmimet që janë në bursë që variojnë mbi 200 euro për megavat dhe rezulton që energjia e prodhuar nga anijet ka një kosto më të lirë 140 euro.

Gazetari ngriti si shqetësim faktin se duhen parë aspektet e tjera, për ndotjen që shkaktojnë këto anije në bregdetin shqiptar ku do vijnë, por shtoi se janë debate që duhen bërë nga specialistët e fushës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY