A është Lulzim Basha në listën e Ramës, postimi i Pollos me...

A është Lulzim Basha në listën e Ramës, postimi i Pollos me një këshillë

75
0
Shares

Brenda PD ka një debat në lidhje me qëndrimin që do të mbahet në Parlament në lidhje me një kandidat për President të propozuar nga mazhoranca socialiste.

Berisha deklaroi sot se nuk do të votonin një emër të propozuar nga Edi Rama ndërkohë që një deklaratë e publikuar në faqen e PD që ende menaxhohet nga ata që nuk njohin vendimin e gjykatës për kuvendin e 11 dhjetorit, theksonte se ende nuk ka vendim për këtë dhe se do të diskutohej.

Por një postim nga anëtari i komisionit të Rithemelimit Genc Pollo lë të kuptohet se ndarja në qëndrime e PD lidhet me mundësinë që Rama të propozojë për President Lulzim Bashën.
Pollo i kërkon Bashës të deklarohet rreth kandidimit të tij për të ndihmuar edhe një qëndrim të PD ndaj çështjes së Presidentit.

“Me dashamirësi do të keshilloja Lulzim Bashën që të deklaronte se nuk pranon të bëhet President me votat e Ramës. Pra që nuk është fare kandidat.
Kështu do t’i kursente Partisë Demokratike një tjetër siklet të panevojshëm”, shkruan Pollo në një postim në rrjete sociale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY