EMRI/ I dënuar me 19 vite burg në Turqi, kapet në Qafë...

EMRI/ I dënuar me 19 vite burg në Turqi, kapet në Qafë Thanë

45
0
Shares

Arrestohet në Qafë Thanë me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, Turqi dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga 45-vjeçari i dënuar me 19 vjet burg, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Turqisë të shtetasit Zuhtu Akkaya, 45 vjeç, banues në Izmir, Turqi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Lartë Kriminale Izmir, Turqi, me vendimin e datës 13.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi është dënuar me 19 vjet burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit/Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY