TIRANË/ Si i vodhi kompanisë që drejtonte 280 milionë lekë, bie në...

TIRANË/ Si i vodhi kompanisë që drejtonte 280 milionë lekë, bie në pranga

54
0
Shares

Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Administratori”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. M., 59 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një kompani private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja N. Gj., me detyrë ekonomiste.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY