Flutura Acka largohet nga strukturat drejtuese të PD-së: Basha të largohet por...

Flutura Acka largohet nga strukturat drejtuese të PD-së: Basha të largohet por me një kusht

90
0
Shares

Deputetja Flutura Açka njoftoi sot largimin nga strukturat drejtuyese të PD-së, ndërkohë edne nuk është shprehur nëse do të vijojë të jetë kryetare e komisionit të Arsimit dhe Medias në Kuvend.

Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se do të heqë dorë nga postet si anëtare e Kryesisë së PD-së dhe nga posti i kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Integritetit.

“Nëse nuk ikën Sali Berisha, nuk ka pse të ikë as Lulzim Basha. Burra, burra, burra… ah më falni, se ju hëngra një grua. Qenka një grua nëpër gjithë këto panele, veç moderatoreve, sigurisht. Pjesa më e madhe e këtyre burrave – duke veçuar pak prej tyre vërtet të pavarur dhe ca që u ka mbetur ende një moral dhe faqe para shqiptarëve – kanë muaj e muaj që janë bërë foltoristët më të zjarrtë, nuk kanë lënë arsenal të plumbtë pa hedhur mbi lidershipin e PD-së.

Asnjë fjalë për marrëveshjen e pistë President-Berishë për të futur në përplasje pjesët e PD-së, përplasje që i dha buzëqeshje diabolike vetëm Ramës.

Asnjë fjalë për arsyet e kësaj përqindjeje të ulët votimi të shqiptarëve dhe neverinë e shqiptarëve ndaj politikës, madje edhe ndaj atyre vetë që përtypin çdo natë vetëm politikë në ekrane.

Ka shumë demokatë dhe qytetarë që anojnë nga e djathta që nuk votuan më 6 mars nga trishtimi ndaj gjendjes aktuae të PD-së, të tjerë që refuzuan të votojnë Berishën, të tjerë që nuk kanë besim te Lulzim Basha. Këta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e afërta që kemi vitin e ardhshëm”, shkruan ndër të tjera Acka në një postim të saj në rrjete sociale.

Acka, botuese dhe shkrimtare, prek kohesh perbente nje ze alternativ ne deklarimet e saj publike para se te perfshihej ne PD si deputete e Elbasanit. Shtepia e e saj botuese publikoi nje vit me pare edhe librin e Bashes “Misioni im”, cfare forcoi lidhjet e saj me kreun e PD i cili e ftoi ate si deputete. a.b

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY