Arrogancë e Bashës dhe selisë së PD me qytetarët shkodranë, deklarata nervoze...

Arrogancë e Bashës dhe selisë së PD me qytetarët shkodranë, deklarata nervoze 3 ditë para votimit përçmon kapacitetin e shkodranëve

43
0
Shares

Lulzim Basha dhe selia e PD po shfaqen shumë arrogantë me qytetarët shkodranë. Përmes një deklarate të papërmbajtur që u publikua nga selia e PD këtë pasdite dhe u lexua nga deputetja Ina Zhupa, Basha vendos në dilemën e zgjidhur të shkodranëve që më 1945, të jenë proamerikanë apo non grata.

Tu flasësh shkodranëve me këtë gjuhë do të thotë se jo vetëm nuk respekton bindjet e tyre por as e njeh Shkodrën dhe shkodranët, nuk njeh historinë e tyre dhe aq më pak se si ata e bëjnë seleksionimin e kandidatëve kur votojnë. Një rrugicë në Kiras ka më shumë nerv politik se gjithë kryesia aktuale e PD së Bashës.

Mërzia nga sondazhet që e nxjerrin Bashën shumë pikë poshtë ‘partisë së Nard Nokës’ nuk mund të kthehet në inat me shkodranët e patetizëm me zgjedhjet e tyre.

Akuzat për lidhjen Rama-Doshi brenda deklaratës nuk mund ta fshehin zemërimin ndaj qytetarëve që nuk kanë kurrfarë arsye të mbajnë me oksigjen Bashën që i mbajti me 8 janar me dyoksid karboni. red.

Deklarata e Zhupës:

Edi Rama nuk qeveris dot pa non grata e njerëz të inkriminuar. Ai punon, blen e vjedh vota në koalicion me parti non gratash duke sfiduar hapur vendimet e SHBA.
Bashkëqeverisja me Tom Doshin në Shkodër e jo vetëm, është prova më e madhe për këtë.
Edi Rama ia ka dorëzuar pa kushte Shkoderën partisë Non Grata, madje edhe kandidaten për bashkinë ia ka përzgjedhur i padëshiruari i SHBA, Tom Doshi.
Doshi ka frenat e krejt qeverisjes së Shkodrës, duke emëruar njerëz të inkriminuar që të blejë e të rrëmbejë vota për Ramën. Ndërkohë që socialistët e ndershëm duhet vetëm të nënshtrohen përballë pushtetit të non gratave.
Rifreskimi i pazarit Rama-Doshi në rezidenca qeveritare me takime kokë më kokë, reflektohet në emërimet dhe shkarkimet e zyrtarëve të Shkodrës, siç është rasti i kryeinspektorit të ndërtimit, për Veriun, Serdar Hoxha. Ndërsa konfirmon pikërisht atë që vetë Doshi e thotë me zë e figurë: emërimin prej tij të kandidates për bashkinë.
Me pak fjalë, Tom Doshi, vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës.
Ata janë bashkë dhe të pandarë.
Edi Rama mashtroi Amerikën kur tha se nuk do të përfshinte në qeverisje, partinë non grata të Doshit, ndërkohë që me të ndan çdo qelizë qeverisje në Shkodër e Tiranë.
Rama dhe Doshi janë një.
Të vetmit të humbur janë socialistët e ndershëm shkodranë, të cilët nëpërkëmbën nga pazari Rama-non grata, e detyrohen të pranojnë të inkriminuarit në kurriz.
Aleanca e Ramës me Doshin, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, ka qenë e pandalshme. Ai ka përfituar miliona euro nga qeveria, para të cilat janë hedhur për blerjen e votave njësoj si me 25 prill.
Tom Doshi është sot Edi Rama.
Vota e socialistëve përdoret për pushtetin e partisë non gratësa.
Por shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT, apo do të refuzojnë non gratat.
Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI dhe Ilir Metes që ta përdorë për hallet e tij
Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:
Kandidatët e Doshit e Meta-Berishës apo birin e tyre Xhemal Bushatin!
Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!
Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave?
Përgjigja nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY