Pas dy vitesh hiqet ora policore, Shqipëria heq dorë nga shtrëngimet për...

Pas dy vitesh hiqet ora policore, Shqipëria heq dorë nga shtrëngimet për shkak të covid

32
0
Shares

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur pas gati dy viteve që të hiqet ora policore.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se përveç heqjes së orës policore, masat e tjera nuk ndryshojnë, duke marrë parasysh që qytetarët që duan të hyjnë në Shqipëri, do tiu kërkohet pasaporta e vaksinimit, ose testi negativ i Covid.

Komiteti ndërkaq rekomandon vaksinimin e të gjitjë fëmijëve mbi 12-vjeç.

Janë kryer 2 736 000 doza, 57% e popullsisë është e vaksinuar me të dyja dozat. Mos të harrojmë që në grupmoshat me rrisk, mbulesa vaksinale është e lartë. Duke u bazuar në këto të dhëna ne kemi diskutuar edhe në lidhje me masat”, tha Alban Ylli.

Najada Çoma tregoi sitiatën në spital. “Në lidhje me shtrimet në spital, sot që flasim numri i pacientëve është 50, shumica e tyre janë në forma të rënda. Pjesa e të shtruarve në spital, janë të pavaksinuar, dhe pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë, nëse këta persona do të ishin vaksinuar, numri i jetëve të humbura do të ishte më i ulët”, tha Çomo.

Edhe Skënder Brataj tha se ka ulje të nunrit të urgjencave. “Ka një rënie të numrit të thirrjeve drejt 127, do të jepja disa të dhëna, vetëm për korona kemi më pak thirrje për këtë vit. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 misione Covid. Kjo përputhet qoftë me uljen e numrit të shtrimeve në spital”, tha Brataj.

Komiteti sugjeroi që tëinfektuarit do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në kufi duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose një test negativ. Nëse nuk i kanë këto dokumente, duhet të vazhdojë izolimi. Nga kjo masë përjashtohen fëmijët deri në 6-vjeç.

Vazhdon të mbetet në fuqi masa për grumbullimet, deri në 30 % të kapacitetit të strukturave.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY