SHËNIM/ Shkon kryetari në pijetore dhe dehet, zihet me të tjerë, Garda...

SHËNIM/ Shkon kryetari në pijetore dhe dehet, zihet me të tjerë, Garda nuk futet në sherr por merr kryetarin

242
0
Shares

Nga Artan Fuga

Cfarë lidhje ka garda të ruajë ndërtesën e SHQUP-it vetëm Zoti e di!

Garda ndofta ruan trupin e kryetarit të opozitës, por vetëm injorantët në shkencat e së drejtës nuk bëjnë dallimin midis trupit të kryetarit dhe mureve të ndërtesës!

Garda në zbatim të detyrave të saj kishte detyrimin ta mbante larg objektin e ruajtjes së vet, ta siguronte duke e ndaluar të shkonte në një vend ku ishte paralajmëruar dhunë. Por, jo të bëhej pjesë e skenareve me dhunë në Partinë demokratike!

Ngatërrimi i këtyre të dyjave duke se i ka vendosur në vështirësi punonjësit e Gardës që të jenë përballë manifestuesve çka nuk është detyra e tyre, dhe mbi të gjitha të jenë përkrah individëve të dhunshëm që ushtruan dhunë të paligjshme.

Për këdo që e ka të vështirë kuptimin. Ta zemë kryetari shkon në pijetore dhe dehet, atje zihet me të dehur të tjerë. Garda nuk ka për mision të hyjë në sherr me pijanecët, por e tërheq kryetarin nga birraria ose e ndalon të dehet atje.

Ose kryetari shkon në stadium dhe bën sherr me tifoza të tjerë duke u futur në një përleshje me gjuajtje kanoçesh birre. Garda nuk ka për detyrë të marrë pjesë në sherr, por e heq kryetarin që andej dhe e ndalon ose e këshillon mos bëjë të tilla sherre.

Ndani pra atë që filozofët e dinin që në kohërat e Mesjetës, trupin e mbretit nga Mbretëria!

(Shembujt janë krejt të shpikur)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY