Agjencia e Ramës për Media dhe Informim merr zyrat, gjithë hapësira në...

Agjencia e Ramës për Media dhe Informim merr zyrat, gjithë hapësira në Pallatin e Kongreseve ku më herët ishte KQZ

59
0
Shares

Agjencia për Media dhe Informim, një instirucion i shumëdiskutuar ngritur nga qeveria pritet të fillojë shumë shpejt nga puna.

Qëllimi i agjencisë është përqëndrimi i informacionit të institucioneve publike për median dhe publikun çfarë ka ngritur dyshime të mëdha në lidhje me mundësinë e censurës dhe presionit mbi median.

Qeveeia i ka dhënë zyrat sot përmes një vendimi ku bie në sy edhe ish salla e konferencave e pallatit të Kongreseve dhe 7 ambiente të tjera ku më herët ishte KQZ.

Vendimi:

“1.Dhënien me qira, me tarifë të reduktuar, të sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri, në mjediset e Pallatit të Kongreseve (në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare), Agjencisë për Media dhe Informim, për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

2. Tarifa e qirasë së sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri është në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë gjatë gjithë periudhës së dhënies me qira.
3. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia për Media dhe Informim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY