Berisha e thotë për herë të parë: Furnizova me mortaja e barut...

Berisha e thotë për herë të parë: Furnizova me mortaja e barut Kroacinë e Bosnjën

115
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje të reja në lidhje me embargon e viteve ‘90 ndaj Serbisë në një intervistë për median kosovare “RTK Prime”me gazetarin Bashkim Vishaj.

“Sa i përket embargos e vërteta është që qeveria shqiptare, ishte e vërtetë që kërkonte heqjen e embargos sepse penalizonte 100% Kosovën dhe aspak Beogradin. Sepse naftën e kontrollonte Beogradi. Unë kërkoja heqjen e  embargos vetëm për Kosovën. Raporti i OKB tregon se e merrte Serbia naftën nga Danubi dhe jo nga ne.

Nëse embargo quhet transportimi i naftës me mushka dhe gomarë. Kjo është një sllogan i Enveristëve, përkundrazi. Çfarë ka bërë Berisha për luftën u ka dhënë falas Bosnje dhe Kroacisë dhe ngarkesa të tëra me barut dhe murtaja me mijëra dhe mijëra predha për luftën e Serbisë.

Edhe këto ishin embargo për këto shkeleshin jo vetëm nga Shqipëria. Nuk kamë qenë për embargon që e vuante populli i Kosovës.  Unë kam zbatuar ligjin ndërkombëtar, nuk kam urdhëruar unë që të gjuhet mbi ata që transportonin një bidon naftë”tha Berisha ndër të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY