Skandali i pagave, 4 të arrestuarit kthehen në shtëpi. Vendimi i gjykatës

Skandali i pagave, 4 të arrestuarit kthehen në shtëpi. Vendimi i gjykatës

35
0
Shares

Gjykata e Tiranës vendosi sot të çojë në shtëpi 4 personat e ndaluar nga policia për skandalin e rrjedhjes së pagave e targave.

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota, Endri Ikonomi lanë sot qelinë ndërkohë që tre prej tyre do të vuajnë arrest shtëpie, ndërsa një me detyrim paraqitje.

Vendimi:

1. Vleftësimin si ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndajpersonit nën hetim E. Q., atë të Detyrimi për tu paraqitur policinë gjyqësore henen e parë çdo muaji ora10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimindaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të Pezullimi iushtrimit detyres të parashikuar nga neni 240/a/1 iK.Pr.Penale.

2. Vleftësimin si ligjshëm të ndalimit të personit nën hetimA. A.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

1. Vleftësimin si ligjshëm të ndalimit të personit nën hetimK. S.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

2. Vleftësimin si ligjshëm të ndalimit të personit nën hetimE. I.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

      U shpall në Tiranë sot më datë 08.01.2022.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY