Agron Shehaj: Të ndërtojmë një opozitë ndryshe nga Rama dhe kukulla e...

Agron Shehaj: Të ndërtojmë një opozitë ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij

39
0
Shares

Deputeti i PD, Agron Shehaj tha sot se demokratët duhet të ndërtojnë një opozitë të vërtetë ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij.

“Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë”, deklaron Shehaj në një postim në rrjetet sociale.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit, thotë ai.

“Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!”, përfundon postimin deputeti Agron Shehaj.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY