Deputeti Edi Paloka sugjeron kompromisin e fundit me Bashën para përplasjes

Deputeti Edi Paloka sugjeron kompromisin e fundit me Bashën para përplasjes

159
0
Shares

Deputeti i PD dhe ish nënkryetari i saj për shumë vite, Edi Paloka ofron si mundesi të fundit një kompromis me Bashën para përplasjes më 8 janar.

Paloka i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit, i kërkon Bashës të përfshihet në garë për kryetarin e partisë.

“Ne keto kushte, mbetet dhe nje hapsire e fundit ; zgjedhjet ne PD per te gjitha strukturat , perfshi dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar nje periudhe dhe 22 marsin si diten e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit per organizimin e tyre . Une mendoj qe per interesa madhore te PD cdo gje mund te negociohet per te zhvilluar nje proces te paster e me besimin e te gjitheve.

Demokratet te vendosin me voten e tyre sepse vetem keshtu qendrojme te bashkuar dhe gjithe energjite tona i perqendrojme ne luften kunder Rames. Behu pjese e ketij procesi .
Kush fiton drejton! Por edhe ai qe humbet , nuk humb perfundimisht!
Zoti Basha , ti je ende i ri , keshtu qe edhe po te humbesh ne kete gare, nuk do te ishte fundi i karrieres tende politike . Ne se do ndiqje kete rruge, kam bindjen qe dhe shumica e demokrateve qe sot jane kunder teje , do dinin te falnin e pse jo dhe te te mbeshtesnin ne nje te ardhme . Nderkaq rruga ku je futur e po ndjek eshte fundi sepse ne se i con demokratet deri ne perplasje , nuk ben gje tjeter vecse sherben si kamikaz per interesin e Rames i cili eshte i vetmi qe perfiton.
Prandaj zgjidh vertete te ardhmen tende dhe te PD , e prano voten e demokrateve si mekanizmin e kesaj te ardhmeje”, propozon Paloka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY