Tirana merr hak ndaj Bechettit, prokuroria kërkon 20 vite burg për biznesmenin,...

Tirana merr hak ndaj Bechettit, prokuroria kërkon 20 vite burg për biznesmenin, 8 vite për të ëmën

201
0
Shares

Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchettin, një personazh që ka vënë në vështirësi qeverinë shqiptare pas fitoi një gjyq në arbitrazh që fundos qeverinë e Edi Ramës me afro 120 milionë euro.

Ndërkaq janë nën sekuestro 4 kompanitë e tij. Becchetti akuzohet për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, duke kërkuar në total 20 vite burg për të.

Prokuroria e Tiranës kërkon po ashtu 20 vite burg edhe për bashkëpunëtorin e tij italian Mauro De Renzis, i cili akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

8 vite burg janë kërkuar për të ëmën e Francesco Becchetit, Liliana Condomitti e cila është aksionere e 4 kompanive të sekuestruara si dhe për aksioneren tjetër Erjona Troplini, të akuzuara për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”.
Në të njëjtën dosje prokuroria ka kërkuat 4 vite burg për Stavri Pecin dhe 6 vite burg për Fetah Dervishin me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”

Gjithashtu janë vendosur në sekuestro 4 kompanitë e Becchettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY