Agron Shehaj trondit: Në selinë e PD ka njerëz me armë, nuk...

Agron Shehaj trondit: Në selinë e PD ka njerëz me armë, nuk janë nga strukturat, janë nga ‘të fortët’

135
0
Shares

Deputeti Agron Shehaj përforcoi sonte dyshimet se brenda selisë së PD qëndrojnë njerëz të armatosur.

Ai tha në emisionin “Opinion” se në selinë e Partisë Demokratike po qëndrojnë njerëz me armë dhe se kjo ishte arsyeja për të cilën Komisioni i Rithemelimit nuk po hynte në seli.

“Në Partinë Demokratike ka njerëz të armatosur. Kemi informacion, e kemi parë. Kjo është arsyeja pse nuk jemi futur brenda PD. Ça na pengon që të futemi brenda dhe të marrim selinë? Kjo është arsyeja, se nuk duam përplasje. Ish-kryetari është personi që ka më shumë interes që të ketë përplasje”, tha Shehaj ndërsa shtoi se këta persona janë individë të fortë që nuk kanë lidhje me strukturat. “Nuk duam viktima, nuk duam të lënduar”,
tha Shehaj. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY